Burrë e grua u arrestuan për drogë, njëri prej tyre i shpëtoi sot burgut

Kronikë e zezë

Burrë e grua u arrestuan për drogë, njëri prej tyre i shpëtoi sot burgut

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 12:40
Droga e sekuestruar

Gjykata penale e Tiranës ka marrë sot vendim në lidhje me çiftin Sula që dy ditë më parë u arrestuan pas gjetjes në banesën e tyre një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Sulën, të cilit ju gjetën në banesë e tij në Rinas 1.2 ton kanabis.

Gjithashtu në bankën e të akuzuarve ishte edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula, e cila u la e lirë nga gjykata, pasi bashkëshorti i saj e mori përsipër gjithë përgjegjësinë.

Arrestimi

Policia e Tiranes njoftoi se në operacionin e koduar “Papafingo” u arrestuan shtetasit:

• Hasan Sula, 50 vjeç, banues në Rinas;

• Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja;

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

-K. S, 26 vjeç, banues në Rinas dhe S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i çiftit Sula si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi,Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas.

Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:

• 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

• 1 pushkë model 56

• 25 fishekë

• 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).

Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat