Berat/ Maskat grabisin një shtëpi, godasin me qytën e armës të zotin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Berat/ Maskat grabisin një shtëpi, godasin me qytën e armës të zotin e shtëpisë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, ku disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e një çifti.

Grabitësit janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, 57-vjeçari, Osmën Baxhia dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë përleshur grabitësit. Grabitësit kanë goditur me qytën e armës 57-vjeçarin. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja Drita Baxhia 55-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.

Sipas banorëve të cilët kanë folur rreth ngjarjes, thanë se Drita dhe Osmëni janë traumatizuar. Sipas tyre, autorët kanë përfituar nga mungesa e dritave për të kryer grabitjen.

Autorët kanë kontrolluar banesën por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat