I riu përndjek 20 vjeçaren, prindërit e saj ia nxjerrin dufin... gjyshit!

Kronikë e zezë

I riu përndjek 20 vjeçaren, prindërit e saj ia nxjerrin dufin... gjyshit!

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 21:16
Ilustrim

Një ngjarje në Bulqizë ka marrë jo vetëm vëmendjen e fshatit ku ka ndodhur, por edhe të policisë së shtetit, së cilës i është dashur të nisë një hetim penal për një çift bashkëshortësh.

Shtetadit D.K dhe E.Gj, përkatësisht 45 dhe 51 vjeçarë, kanë kërcënuar një të moshuar të moshës 66 vjeçare. Shkaku i kërcënimit nuk ka qenë një sherr mes familjeve, por një ngjarje e cila ka shqetësuar çiftin e banorëve të fshatit Dovovan. Sipas tyre, nipi i të moshuarit 66 vjeçar prej muaj ka përndjekur vajzën e tyre 20 vjeçare në Peshkopi.

Njoftimi nga policia Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit D.K., dhe E.Gj, vjeç 45 e 51, banues në fshatin Dovolan e Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 06.11.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Çerenec, me vetëgjyqësi, kanë kanosur e fyer, shtetasin Sh.I, vjeç 66, banues në Çerenec, Bulqizë, me pretendimin se nipi i tij shtetasi L.L, vjeç 23, ka përndjekur shtetasen B.K vjeç 20, banuese në Peshkopi. Nenet 277, 84 dhe 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat