Në Fordin e blinduar: Atentat spektakolar shqiptarit në Ekuador

Kronikë e zezë

Në Fordin e blinduar: Atentat spektakolar shqiptarit në Ekuador

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Atentatori futi armën përmes xhamit, duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me tre plumba mbrëmjen e se mërkurës ne qytetin Port Guajakuil të Ekuadorit.

Policia lokale thotë se ai u qellua me tre plumba nga një motor teksa po lëvizte me mjetin e tij të blinduar tip Ford dhe ishte makina që i ka shpëtuar jetën.

Raportohet se në makinë ishte edhe një femër, e cila ka ulur xhamin për të pirë një cigare.

Atentatori futi armën përmes xhamit, duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.

Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare te kokainës.

Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje, por ende nuk dihet zyrtarisht nese behet fjalë për rastin në fjalë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital nga dy bashkëatdhetarë të tij, që e shoqëronin në makinë, por që nuk janë prekur nga plumbat.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat shqiptare spekulojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e një shqiptari në Ekuador.

Ilir Hidri u vra në fillim të verës në Ekuador.

Ende ka shumë spekulime për vrasjen e 40-vjeçarit nga Vora më 1 qershor.

Disa media patën spekuluar se ai mund të ishte agjent i infiltruar i DEA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat