Ia djegin furgonin në derë të shtëpisë

Kronikë e zezë

Ia djegin furgonin në derë të shtëpisë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:53
Furgoni i djegur

Një ngjarje e rendë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës, ku një furgon mallrash është shkrumbuar totalisht nga flakët. Sipas dyshimeve të para thuhet se zjarrvënia është e qëllimshme pasi edhe një muaj më parë i njëjti furgon ka rënë pre e vjedhjes ndërsa personat ende janë të paidentifikuar. Të rrezikuar nga flakët kanë qenë edhe fqinjët pasi furgoni ishte shumë pranë banesave të tyre. Ata tregojnë frikën e ndjerë kur kanë parë flakët që rrezikonin të digjnin edhe banesat përreth.

Furgoni i djegur ka qenë i mbushur me fruta e perime të zonës, ç’ka të le të kuptosh se veprimtaria kryesore ishte transporti i mallrave. Ndërkaq policia e Korçës paraprakisht ka njoftuar se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por nuk përjashton edhe zjarrvënien e qëllimshme ndërsa vijon puna për dokumentimin e plote të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat