Një 17-vjeçare akuzon xhaxhain e saj se e ka përdhunuar për 7 vite

Kronikë e zezë

Një 17-vjeçare akuzon xhaxhain e saj se e ka përdhunuar për 7 vite

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 18:31
Ilustrim

Në vajzë 17-vjeçare nga Shqipëria, emigrante në Greqi ka denoncuar xhaxhain e saj se e ka përdhunuar. Vajza pretendon se xhaxhai e ka përdhunuar për plot shtatë vite. Sipas raportit, 17-vjeçarja një vit më parë ka tentuar të bëj edhe vetëvrasje.

Mediat greke shkruajnë se nga shtatori 2009 deri në shtator 2016, ndërtuesi 40-vjeçar shqiptar e ka përdhunuar vajzën në shtëpinë e tij në Canetto në momentet që ajo ishte e vetme.

Pak ditë më parë, 40-vjeçari thuhet se mohoi akuzat, ndërsa është liruar me kusht “detyrim paraqitje”, gjithashtu i është ndaluar të dal nga Greqia dhe ti afrohet mbesës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat