Fëmija rrëzohet nga rimorkio e traktorit, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Fëmija rrëzohet nga rimorkio e traktorit, dërgohet në spital

Nga: Bota Sot Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një fëmijë është lënduar dje në Istog, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit që ishte në lëvizje.

Sipas njoftimit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Siptalin e Pejës e më pas është transportuar në QKUK, për trajtim të mëtejshëm, përcjell Bota sot.

“Istog 10.11.2017-12:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me traktor, dyshohet se nuk i ka kushtuar kujdes fëmiut-viktimës femër K-Shqiptare i cili ishte ne rimorkio me ç ‘rast fëmiu bie nga rimorkio dhe pëson lëndime trupore. Viktima fillimisht dërgohet ne Spitalin e Pejës e me pas transportohet ne QKUK Prishtine për tretman te mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat