Rreth 1 ton drogë në Velipojë, disa të arrestuar

Kronikë e zezë

Rreth 1 ton drogë në Velipojë, disa të arrestuar

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:55
Droga e kapur nga policia, foto ilustrim

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është zbuluar nga Policia në Velipojë të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake flitet për një sasi rreth 1 ton kanabis. Droga është gjetur dhe sekuestruar në fshatin Vilu të Velipojës. 

Disa persona janë arrestuar nga policia dhe pritet të bëhen publik emrat e tyre.

Në këtë zonë trafikantët e bëjnë transportin e lëndës narkotike me skafe. Edhe sasia e konsiderueshme edhe në këtë rast u gjet e ngarkuar në një skaf dhe dyshohet se destinacion kishte Italinë.  Trafikantët ishin duke e zhvendosur drogën nga një furgon i bardhë për në skaf.

Policia është ende duke peshuar sasinë e kanabisit për të nxjerrë peshën e saktë të lëndës narkotike të sekuestruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat