22-vjeçari godet me mjete të forta xhaxhanë e tij, në fund e pëson vetë

Kronikë e zezë

22-vjeçari godet me mjete të forta xhaxhanë e tij, në fund e pëson vetë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. I arrestuari është shtetasi Greit Çollaku, banues në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë :

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Greit  Çollaku 22 vjeç, banues në Durrës.  Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr. 4, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I. Ç. (xhaxhain) 42 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/1  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat