Pamje nga aksidenti i rëndë në Berat/ Vdes 24-vjeçarja, shpëtojnë familjarët

Kronikë e zezë

Pamje nga aksidenti i rëndë në Berat/ Vdes 24-vjeçarja, shpëtojnë familjarët

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 14:56
Pamje nga aksidenti

Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Lushnje, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një vajzë 24 vjeçare me banim në Tiranë.

Rreth orës 12.45, në autostradë, në fshatin Çiflig, nga një kamion që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një automjet ku udhëtonin katër persona, pjesëtarë të një familje.

Kamioni me targë AA 667 MP drejtohej nga B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ndërkohë autovetura tip "Pezho" me targë AA 862 SF drejtohej nga M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje. Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3  persona, nga të cilët ka ndërruar jetë vajza E.I, 24 vjeçe. Ndërsa, familjarët e tjerë,  Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime.

Policia thotë se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i kamionit B.P dhe po kryen veprimet procedurale. “Po kryen veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje”, - përfundon policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat