Aksidenti në Lushnjë, identifikohen viktima e të plagosurit

Kronikë e zezë

Aksidenti në Lushnjë, identifikohen viktima e të plagosurit

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

Policia ka zbardhur emrat e viktimës  dhe dy të plagosurve rëndë në aksidentin që ndodhi në Lushnje. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një mermer i ngarkuar në një kamion ka rrëshqitur dhe ka zënë poshtë një makinë të vogël, ku udhëtonin 4 persona.

Tre prej tyre mësohet se ishin një familje, nëna me dy vajzat. Burimet policore thanë se vajza Erinolda Isufaj, 26 vjeçe ka ndërruar jetë.

Dy të plagosur janë identifikuar si Dituri Isufaj, 50 vjeçe dhe Mariko Isufaj 26 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i Erinoldës.

Ndërsa shpëtoi pa lëndime Shkëlqim Isufaj. Bëhet e ditur se tre të plagosurit , janë dërguar në spitalin e Lushnjës.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat mësohet se një masiv mermeri rrëshqiti nga trajleri dhe ra mbi një makinë pranë fshatit Kasht Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat