"Këmbët e mia, këmbët e mia..." Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Kronikë e zezë

"Këmbët e mia, këmbët e mia..." Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 10:56
Athinë

Një shqiptar dhe një grek mbetën mbrëmë të plagosur në një atentat të organizuar ndaj tyre në në kryqëzimin e rrugës Eftychidou dhe Hymettus, në Athinë.

 Autorët, ende të paidentifikuar nga autoritetet greke, sipas dëshmitarëve, u afruan me dy motorë dhe qëlluan me armë ndaj makinës ku ndodheshin shqiptari dhe greku. Dyshohet se kanë qenë katër persona që kanë hapur zjarr ndaj makinës, dhe më tej janë larguar në  drejtim të Pagrati Grove. Dëshmi rrëqethëse vijnë nga personat që kanë parë ngjarjen e rëndë. “Këmbët e mia, këmbët e mia”, janë dëgjuar të thonë të plagosurit, që kanë marrë plumba në këmbë, dhe nga sa mësohet nga mjekët të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të kryeqytetit grek.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat