11 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Kronikë e zezë

11 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 11:21
Pamje nga aksioni i policisë

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme tre shqiptarë, pasi janë kapur me 11 kg kokainë.

Siç bëhet e ditur, arrestimi i tyre është bërë Forsinone të Italisë, pas një operacioni blic në përfundim të hetimeve që Guardia di Finanza, që kishte nisur në zonën hekurudhore, vendi i preferuar për përdoruesit dhe shpërndarësit.

Policia italiane kishte vënë nën monitorim një makinë, ku dyshohej se brenda saj kishte lëndë narkotike.

Më pas, është bërë e mundur ndërhyrja e policisë, ku pas ndalimit të makinës që drejtohej nga një shtetas grek, brenda saj, me heqjen e një feneri, të vulosur mirë, u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza.

Policia, vuri në pranga shtetasin grek, dhe tre shqiptarët, të cilët ishin bashkë me të në makinë.

Nëse droga në fjalë, do të shitej në tregun italian, vlera e saj shkonte deri në 1 milion euro.

Policia po vazhdon hetimet, për të parë, nëse në këtë trafik droge, ka persona të tjera të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat