Vetaksident në Gllogjan, vdes një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në Gllogjan, vdes një person

Nga: B.S Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:34
Foto ilustruese

Një i mitur ka humbur jetën në një vetaksident të ndodhur mbrëmë rreth orës 23:21 në afërsi të shkollës fillore në fshatin Gllogjan të Pejës.

Siç njofton Policia e Kosovës, në këtë aksident janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku sipas konstatimit të mjekut kujdestar, njëri nga ta i mitur ka arritur në spital pa shenja.

“Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë me targa të regjistrimit vendor e drejtuar nga i dyshimti A.K. (1998), i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Gllogjan-Pejë dhe kur arrin në afërsi të shkollës të këtij fshati vetë aksidentohet sipas hetueseve rajonal të komunikacionit rrugor, i njëjti nuk iu ka përshtatur  shpejtësisë së lëvizjes, kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbë kontrollin mbi veturë dhe ka ra në një kanal të ujitjës në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe më pas është rrokullisur në një livadh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit viktima iu është liruar familjarëve, ndërsa të lënduarit tjerë janë ndaluar në spiatlin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat