Aksidenti i frikshëm në tunelin e Kalimashit, 29 vjeçarja humb betejën me vdekjen

Kronikë e zezë

Aksidenti i frikshëm në tunelin e Kalimashit, 29 vjeçarja humb betejën me vdekjen

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 23:05
Ilustrim

Makina i doli jashtë kontrollit dhe u përplas me barrierat në Rrugën e Kombit, në afërsi të hyrjes së tunelit të Kalimashit. Një pjesë e barrierës rrugore kishte hyrë brenda në makinë.

Fatkeqësisht 29 vjeçarja nga Mirdita Stela Gjoka nuk ka mundur t’i shpëtojë dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë disa orë më pas në spitalin e Kukësit.

Policia ka njoftuar pak minuta më parë mbi vdekjen e të resë e cila ishte dhe drejtuesja e mjetit Volksëagen, që u përplas në orët e pasdites së kësaj të diele.

Informacioni i policisë i disa orëve më parë:

Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat