Aksident në Gjakovë, traktori godet veturën

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, traktori godet veturën

Nga: Bota sot Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:07
Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Lipovec të Gjakovës, si pasojë e të cilit është lënduar një person.

Aksidenti sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur mes një traktori dhe një veture, përcjell Bota sot.

Viktma po trajtohet në spitalin e Gjakovës.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishe duke drejtuar traktorin, është aksidentuar me një veturë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat