Vjedh telefonin një femre, arrestohet hajni

Kronikë e zezë

Vjedh telefonin një femre, arrestohet hajni

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Policia njofton se sot në ora 12:40, në rrugën e “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje.

Vjedhja ka ndodhur në po të njëjtën rrugë, ku viktimës femër i është vjedhë nga xhepi një telefon(samsung).

Ka qenë i shpejtë reagimi i policisë, ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar në flagrancë (në vendin e  ngjarjes).

Personi i dyshuar është B. Berisha 43 vjeç, i cili figuron në të dhënat e policisë si  recidivist i veprave të natyrës së njëjtë, pas përfundimit të procedurave fillestare të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat