Policia greke plagos 22-vjeçarin shqiptar

Kronikë e zezë

Policia greke plagos 22-vjeçarin shqiptar

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Një shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Greqi.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ksanthi-Kavala, ku policia i ka bërë me shenjë një makine për të ndaluar, por shoferi ka shtuar shpejtësinë.

Menjëherë në ndjekje, është vënë policia, por shqiptari, ka humbur kontrollin e meitit dhe është përplasur në kryqëzimin e Agiou Sila.

Po ashtu, shqiptari ka nisur të godasë me grushte policët, madje ka tentuar t’i marrë nga brezi armën një efektivi. Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër, e më pas në drejtim të personit 22-vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në trup.

Pas kontrollit të makinës, u pa se shqiptari po transportonte 10 shtetas pakistanezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat