Arrestohet pasi posedoi marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi posedoi marihuanë

Nga: Bota sot Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 11:05
Ilustrim

Një person është arrestuar dje për posedim të paautoriziar të narkotikëve në Prishtinë.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një qese e vogël me fara.

 Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat