Një person në Gjakovë është gjetur pas shenja jete. Rastin në Polici e ka raportuar një person tjetër ndërsa Policia dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.