Aksident tragjik, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, humb jetën një person

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Foto arkiv

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në sallën operative të policisë së Shkodrës mbërriti një telefonatë që njoftonte se në aksin rrugor Hani Hotit–Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident.

Forcat blu bëjnë me dije se shtetasi Gj. M. 55 vjeç, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë, ku deri tani nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat