Arrestohet një i mitur për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur për tentim vrasje

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër mashkull po ashtu i mitur.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, gjatë të cilit është përdorur edhe një mjet i mprehtë-thikë, e cila është konfiskuar.

Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat