Kapen duke tregtuar kanabis pranë spitalit - Bota Sot
Kapen duke tregtuar kanabis pranë spitalit

Kronikë e zezë

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Kapen duke tregtuar kanabis pranë spitalit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:01
Droga e kapur nga Policia

Dy kuksianë u arrestuan nga Policia pasi u kapën me 2.5 kilogram Cannabis Sativa.

Jetlind Matmuja, 28 vjeç, banues në fshatin Breglumë, Kukës dhe Kismet Matmuja, 27 vjeç, banues në Kukës u arrestuan pasi në afërsi të spitalit, janë kapur në tentative për ta shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në automjetin tip “Ford Focus”,  ju gjetën dhe ju sekuestruan rreth 2.5 kg  Cannabis Sativa, në pjesën e bagazhit.

Në cilësinë e provës materiale u  sekuestrua dhe  automjeti tip " Ford Focus", në pronësi të Jetlind Matmuja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test