Policia greke kap shqiptarin në Janinë, e kishte makinën plot me drogë - Bota Sot
Policia greke kap shqiptarin në Janinë, e kishte makinën plot me drogë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Policia greke kap shqiptarin në Janinë, e kishte makinën plot me drogë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Nuk ka të ndalur transporti i drogës nga Shqipëria në vendet fqinje.

Një operacion është zhvilluar sot në Aetopetra të Janinës, ku policia greke ka sekuestruar 142 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Burimet thanë se ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit, një shqiptar 20-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Gjatë kontrollit në makinë u gjendën 6 çanta që përmbanin107 pako me 142 kg 500 gram marijuanë.  Shqiptarit iu sekuestruan edhe 100 euro dhe 2 celularë.

Ndërkaq policia po vijon hetimet për çështjen në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test