Tre të arrestuar për vjedhje në Pejë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për vjedhje në Pejë

Nga: Bota Sot Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Pejë, pasi kanë vjedhur pajisje të ndryshme të makinerisë nga punëtoria e një personi tjetër.

Siç njofton PK-ja, ata i kishin shitur sendet e vjedhura në shitoret për rreth magjistrales Pejë – Prishtinë.

“Pejë, më 17.11.2017 08:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët kanë vjedhur paisje të ndryshme të makinerisë nga punëtoria e viktimës mashkull K-Shqiptar. Të dyshuarit i kishin shitur sendet e vjedhura në shitoret për rreth magjistrales Pejë - Prishtinë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat