Arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se  rrugën Nëna Terezë në Gjilan ka arrestuar një person për posedim të substancave narkotike.

“Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar 7.7 gram substancë e dyshuar narkotike. Pasi i dyshuari kishte urdhër arresti nga gjykata me nr. Ped. 382/2016, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat