Aksident me 4 të plagosur në Elbasan, pranga shoferit

Kronikë e zezë

Aksident me 4 të plagosur në Elbasan, pranga shoferit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:05
Ilustrim

Gazmir Kasa, 47 vjeç banues në fshatin Jagodinë eshte arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi, në rrugën rurale në fshatin Mjekës duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat