Gjendet trupi i pajetë i një të riu në Kombinat

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një të riu në Kombinat

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Është gjendur i pajetë një i riu në një ndërtesë të braktisur në Kominat.

Policia raporton se i riu ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës që kishte konsumuar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T,  32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit Heroinë prej shume vitesh.

Grupi hetimor pranë kufomës  gjeti e  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se  është shkaktuar nga Overdoza. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat