I lidhin me litarë dhe i rrahin! Hajdutët grabisin çiftin e të moshuarve në Durrës

Kronikë e zezë

I lidhin me litarë dhe i rrahin! Hajdutët grabisin çiftin e të moshuarve në Durrës

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:33
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një çift të moshuarish është përballur me një grup hajdutësh të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tyre.

3 persona të maskuar kanë lidhur e më pas rrahur kryefamiljarin e shtëpisë, shtetasin me incialet M.E, 77 vjeçar.

Pasi kanë dhunuar të moshuarin dhe bashkëshorten e saj, 69 vjeçaren me inicialet Sh.E, hajdutët kanë mundur të vjedhin nga shtëpia e tyre një sasi prej rreth 1 milionë lekësh të vjetra.

Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat