Shfajësohet abuzuesi 32-vjeçar: E mora vajzën në makinë se binte shi, më ngriti dorën

Kronikë e zezë

Shfajësohet abuzuesi 32-vjeçar: E mora vajzën në makinë se binte shi, më ngriti dorën

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:17
Ilustrim

Djali 32-vjeçar që akuzohet se ka përdhunuar vajzën e mitur nga Kruja, ka dhënë një dëshmi të ndryshme nga ajo e 13-vjeçares. Alfred Tereziu, deri sa të dalë përgjigjja e analizës mjeko-ligjore, për vajzën, do të qëndrojë prapa hekurave.

I riu mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi. “E pashë në rrugë. Ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”, ka dëshmuar djali, raporton “Balkanweb”. Sakaq burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se e mitura i dërgoi ata pranë një moteli në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku pretendonte se ishte përdhunuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit për të parë nëse i riu ka hyrë me të në hotel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat