Brenda një jave në Maqedoni humbin tre persona

Kronikë e zezë

Brenda një jave në Maqedoni humbin tre persona

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Për një javë në sektoret për punë të brendshme nëpër gjithë Maqedoninë janë paraqitur si të humbur 3 persona, një vajzë 19 vjeçare, një djal 17 vjeç dhe një burr i moshës 69 vjeçare.

Një burrë mbrëmë rreth orës 20 e ka paraqitur rastin e humbjes së vajzës së tij 19 vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia që në mëngjes dhe më nuk është kthyer. Një punëtore sociale nga shtëpia e të pastrehëve ”25 maji” në Shkup dje ka paraqitur se një 17 vjeçar më 18 nëntor është larguar nga shtëpia për përkujdesjes dhe nuk është kthyer më. 

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate, djali e ka paraqitur babin si të humbur. Babai E.O (69) vjeç është larguar nga shtëpia me veturën ”Zastava 101” dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat