Përplaset për vdekje 23-vjeçarja në autostradë - Bota Sot
Përplaset për vdekje 23-vjeçarja në autostradë

Kronikë e zezë

E premte, 15 dhjetor 2017

Përplaset për vdekje 23-vjeçarja në autostradë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:15
Ilustrim

Një 23-vjeçare nga Mirdita, nënë e dy fëmijëve, u përplas për vdekje në superstradën Mamurras-Milot. Ngjarja ndodhi një kilometër larg mbikalimit të Patokut.

Fëmijët e vegjël po prisnin nënën e tyre në anën tjetër të rrugës, kur Davida Dodën e përplasi një makinë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ajo kishte kaluar superstradën për të blerë ilaçe në një farmaci. Të njëjtën rrugë, duke kaluar trafikndarëset, mori për t’u rikthyer tek fëmijët e saj.

Drejtuesi i makinës, një shtetas kosovar, u shoqërua nga policia.

Dëshmitë e vdekjeve pranë mbikalimit të Patokut janë të shumta, por kjo nuk i tremb banorët, që e kanë rutinë kalimin e superstradës në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test