Tronditëse: “S’bëra seks me 13-vjeçaren, ishte me menstruacione”

Kronikë e zezë

Tronditëse: “S’bëra seks me 13-vjeçaren, ishte me menstruacione”

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:57
Ilustrim

Kjo histori ka tronditur opinionin publik në Shqipëri.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 32-vjeçarin, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 13 vjeç.

Por i arrestuari Alfred Terziu ka një të vërtetë tjetër.

Ai mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën nga Kruja.

“Ishte me menstruacione”, mësohet të ketë thënë në seancën e vlerësimit të amsës së sigurisë.

Vajza ishte larguar nga banesa për në shkollë më 17 nëntor dhe nuk ishte kthyer.

Për këtë e motra kishte bërë denoncimin.

Më 20 nëntor policia arrestoi Alfredin. Ndërkohë sot para gjyqtarëve ai ka thënë se vajza i kishte ngritur vetë dorën në rrugë.

Sipas policisë, 32-vjeçari ka marrë vajzën në makinë dhe e ka dërguar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Adoleshentja D.P ishte zhdukur ditën e premte dhe familja kishte nisur kërkimet, por të shtunën ajo është paraqitur duke deklaruar se është përdhunuar.

Alfred Terziu është arrestuar pasi nga kontrollet e hotelit rezulton se ai ka shkuar së bashku me të miturën.

“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Por kur po afrohesha afër shtëpisë, një djalë më i madh se mua në moshë më kërkoi të ndalesha një moment, pasi donte të më pyeste për diçka. Në momentin që iu afrova për ta dëgjuar se çfarë kërkonte, më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja. Pastaj ndaloi te një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart. Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste, po të mos bëja ashtu siç kërkonte ai. Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë me makinë dhe më tha që të mos u tregoja asnjërit për atë që kishte ndodhur”, ka deklaruar 13-vjeçarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat