36 vjeçari rreh rëndë bashkëshorten e tij

Kronikë e zezë

36 vjeçari rreh rëndë bashkëshorten e tij

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 20:58
Ilustrim

Gruaja 33 vjeçare është rrahur nga bashkëshorti i saj para syve të fëmijëve të tyre, informojnë nga MPB.

Sipas informatave të policisë, dje në ora 19:30, M.S. (33) ka denoncuar se ditën e njejtë rreth orës 14:00 në shtëpinë e saj në fshatin Kondovë, ka qenë e sulmuar nga ana e bashkëshortit të saj S.A. (36), i cili e ka hequr për flokësh dhe e ka goditur në kokë, fytyrë dhe trup. Më pas, S.A. e ka marrë djalin e tyre 8 vjeçar dhe ka dalë nga shtëpia, ndërsa M.S. është alivanosur dhe më pas fëmijët e saj kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët e tyre të cilët kanë ftuar ndihmën e shpejtë dhe ajo është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore.

Nga policia thonë se po punohet për ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat