Përplas me makinë një mitur, prangoset lushnjari

Kronikë e zezë

Përplas me makinë një mitur, prangoset lushnjari

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Është vënë në pranga ditën djeshme një 35-vjeçar, pasi ka përplasur me makinë një të mitur.

Siç bëhet  ditur nga ana e policisë në pranga është vënë Blerim Hoxha, 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Sipërme, Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, ku ai duke drejtuar automjetin  tip "Benz",  me targa AA 459 GZ, ka aksidentuar një të mitur 10 vjeç.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Lushnje, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat