Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Nga: B.S Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë dje në Prishtinë dhe një femër ka mbetur e lënduar.

Policia njofton se një person për arsye të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur  rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur, përcjell Bota sot.

Si pasojë, viktima mashkull ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, i cili ka ndërruar jetë në emergjencë, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një femër, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

LEXO EDHE: Zbulohen detaje të reja, ja kush është 33 vjeçari i vrarë në Prishtinë dhe 19 vjeçarja e plagosur

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Është  kontrolluar një  objekt ku dyshohet që ishte fshehur i dyshuari, me këtë  rast  janë  gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra  armë  dyshohet që  ishte përdorur në  rast  dhe  një veturë të  cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe ne kërkim te tij./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat