Grabitën çiftin e moshuar, arrestohen dy persona në Durrës

Kronikë e zezë

Grabitën çiftin e moshuar, arrestohen dy persona në Durrës

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 13:36
Policia shqiptare

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohen si autorë të grabitjes së një çifti të moshuar në banesën e dytë.

Grabitja ndodhi 6 ditë më parë në Shkallnur. Policia ka bërë të ditur se autorët u futën në banesën e dy të moshuarve dhe pasi i lidhën i morën 100 mijë lekë.

Policia po punon për arrestimin e një personi të tretë që dyshohet se ka marrë pjesën në grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat