Digjet një automjet në Vlorë, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Digjet një automjet në Vlorë, policia nis hetimet

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një automjet raportohet të ketë marrë flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:45, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat