Vjedhje në një shtëpi në Vushtrri, Policia kap autorët

Kronikë e zezë

Vjedhje në një shtëpi në Vushtrri, Policia kap autorët

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 12:22
Foto ilustruese

Një person ka informuar Policinë në Vushtrri se i është thyer shtëpia e tij, ku janë vjedhur një motoçikletë dhe disa gjëra tjera më vlerë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, ku kanë identifikuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë arrestuar.  

Hetuesit policorë kanë arritur t’i zbulojnë edhe tri vepra penale që të dyshuarit i kanë kryer brenda një kohe të shkurtër, ku gjësendet e vjedhura i janë kthyer viktimës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit dhe me vendim të prokurorit të shtetit njëri prej të arrestuarve lirohet ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat