E pazakontë, hajdutët i futen në kasolle fshatarit dhe…

Kronikë e zezë

E pazakontë, hajdutët i futen në kasolle fshatarit dhe…

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dy netë më parë në fshatin Sharrë në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur një 33-vjeçari me inicialet A. L., një lopë dhe një viç nga kasollja pranë banesës.

Sapo ka konstatuar vjedhjen, 33-vjeçari ka njoftuar policinë. Gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Kodër Sharrë, në një banesë private të pabanuar u gjendën të therur lopa me viçin, ku pjesa më e madhe e mishit ishte marrë nga autorët.

Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat