Policia zbardh ngjarjen, zbulohet kush e plagosi ushtarakun në Vaun e Dejës

Kronikë e zezë

Policia zbardh ngjarjen, zbulohet kush e plagosi ushtarakun në Vaun e Dejës

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për plagosje. Në pranga ka përfunduar shtetasi Pashk Gjoni, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.803, datë 20.09.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/1 të Kodit Penal Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur më datë 20 maj 2017, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi E. Z., rreth 23 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak në Vau i Dejës. Arrestimi i autorit të dyshuar është bërë ditën e djeshme, pasi më herë kishte mundur t’i shpëtonte policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat