Arrestohet 22 vjeçari nga Durrësi, i akuzuar për “vrasje në tentativë”

Kronikë e zezë

Arrestohet 22 vjeçari nga Durrësi, i akuzuar për “vrasje në tentativë”

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

Një 22 vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia e Tiranës, i akuzuar për "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", në ngjarjen e ndodhur në Unazë të Re, ku mbeti i plagosur shtetasi G. Rr.

Më datë 27.11.2017 shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës  kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor: Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur  rruga “Mikel Maruli” pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr.

Ne cilësinë e provës materiale  u sekuestrua  mjeti AA325HG, në pronësi të shtetasit të lartpërmendur, ku me anë të të cilit  dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e  kryer në bashkëpunim” dhe Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 78-22,25 dhe 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat