Aksident në Lipjan, këmbësorja merr lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Aksident në Lipjan, këmbësorja merr lëndime të rënda

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një femër është goditur nga një person me veturë, i cili derisa ishte duke vozitur, nga pakujdesia ka goditur atë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, përcjell Bota sot.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi me katër pasagjerët e tij të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa këmbësorja ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Smallushë në Lipjan.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat