Arrestohen gjashtë persona për “Vjedhje të rëndë”

Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë persona për “Vjedhje të rëndë”

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Ilustrim

Gjashtë të dyshuar janë arrestuar dje në rrugën “Xhemajl Mehmeti” në Vushtrri  për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit policor, njësiti policor Njësiti policor kanë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj shqiptarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale “Vjedhje e rëndë”.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme, të cilat pas përfundimit të procedurave do t’ju kthehen pronarëve.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat