Vetura godet këmbësorin në Prizren

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin në Prizren

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:38
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Prizren.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur nga një person, i cili derisa ishte duke drejtuar veturën Ford Fiesta me targa lokale, nga pakujdesia e ka goditur viktimën në vendkalimin e këmbësorëve, përcjell Bota sot.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat