Bënin kërdinë në urbanet e Selanikut, 4 të moshuar shqiptarë bien në prangat e policisë

Kronikë e zezë

Bënin kërdinë në urbanet e Selanikut, 4 të moshuar shqiptarë bien në prangat e policisë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:18
Ilustrim

Janë vënë në prangat e policisë greke katër persona me origjinë shqiptare që ishin kthyer në makth për banorë e zonës pasi akuzoheshin për një seri vjedhjesh në urbanët e Selanikut.

Pas kontrollit që u është bërë në banesat e tyre u janë gjetur 11 celularë dhe 1 tablet, të cilat rezultojnë të vjedhura.

Mediat greke kanë zbuluar edhe emrat e të arrestuarve, të cilat janë: Arjan Duka 53 ose 59 vjeç, pasi mosha e tij nga policia nuk është saktësuar ende. Enver Gjozi 52 vjeç, Artur Pinderi 57 vjeç dhe Skënder Herri 61 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat