Iu gjetën 50 mijë euro të padeklaruara, ja çfarë i ndodh 61 vjeçarit italian….

Kronikë e zezë

Iu gjetën 50 mijë euro të padeklaruara, ja çfarë i ndodh 61 vjeçarit italian….

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka nisur një proçedim penal ndaj një 61-vjeçari nga Italia.

Siç mësohet, procedimi penal për të moshuarin me iniciale A.G, nisi pasi në Pikën e Kalimit  Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën  e tij iu gjet një shumë parash prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlere”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat