Arrestohet pasi sulmoi personin zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi sulmoi personin zyrtar

Nga: Bota sot Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:24
Ilustrim

Dje në Graçanicë është arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas raportit policor, pas një rrahje në një kafiteri është arrestuar i dyshuari mashkull rom, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull K-rom.

Gjatë arrestimit i dyshuari nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka sulmuar një zyrtar policor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat