Një muaj paraburgim për tentim vrasje - Bota Sot
Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Kronikë e zezë

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:01
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit L. U.

I pandehuri L. U., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 26.11.2017, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin B. T. del jashtë lokalit dhe shtënë me  revole me qëllim që ta privoj nga jeta dhe si pasojë e plagos të dëmtuarin.

Me këtë i pandehuri L. U. dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Nga data 26.11.2017 i pandehuri ka qenë arrati, ndërsa është arrestuar nga zyrtarët policor me datë 04.12.2017.   

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test