Nënë e bijë dënohen me 10 vite burg për mashtrimin me vizat

Kronikë e zezë

Nënë e bijë dënohen me 10 vite burg për mashtrimin me vizat

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Lule dhe Adeila Makashi

Nënë ë bijë, Lule dhe Adeila Makashi janë dënuar të dyja me 10 vite burg për mashtrimin e më shumë se 200 personave me vizat kanadeze.

Gjykata vendosi që Lule Makashi të dënohej me 6 vite burg duke përfituar uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me katër vite heqje lirie u dënua Adelia Makashi.

Gjithashtu firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milionë lekë të reja.

Nënë e bije u deportuan nga Kanadaja në prill të vitit 2016.

Në këtë kohë dhjetëra persona i kallëzuan në polici për mashtrim, pasi kishin humbur mijëra euro dhe vizat drejt Kanadasë nuk i kishin përfituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat